Sesion informues për bursat e programit Master Young Cell Scheme Round XIII

Sesion informues për bursat e programit Master Young Cell Scheme Round XIII

Në Universitetin “Fehmi Agani” të Gjakovës sot u  zhvillua një sesion informues për studentët dhe Alumnin e këtij Universiteti mbi programin e bursave për  Round XIII të  Young Cell Scheme, për studime pasuniversitare të nivelit master. Ky sesion informues i organizuar nga Zyra për Zhvillim të Karrierës,  udhëhequr nga zyrtari për marrëdhënie me jashtë -Denis Spahija dhe zyrtarja për zhvillim të karrierës Freskina Mula, së bashku me studentët priten në takim Dr. Nikolaos Kyfonidis- Menaxher i programit, dhe Fitim Sopi nga Young Cell Scheme – Round XIII

Këtu studentët u informuan mbi programin Young Cell Scheme - program bursash i bashkë financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës për studime pasuniversitare të nivelit master jashtë vendit, që synon të përmirësojë cilësinë e administratës publike të Kosovës duke investuar në arsimimin e studentëve aktualë dhe nëpunësve civilë të ardhshëm.

Kjo thirrje është e hapur për studentë dhe publikun e gjerë dhe për nëpunësit civilë detajet e mëtejshme në fushat e mëposhtme:

  • Ligji (përfshirë ligjin e BE-së)
  • Administrata Publike dhe Qeverisja e Mirë (përfshirë Menaxhimin e Burimeve Njerëzore)
  • Ekonomi, Financë, Menaxhment (përfshirë Menaxhimin e Shëndetit Publik)
  • Energjia, mjedisi dhe ndryshimet klimatike, transporti
  • Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacia (duke përfshirë mbrojtjen dhe sigurinë)
  • Sektorë të tjerë sipas kërkesës së Administratës Publike të Kosovës.

Për të informuar aplikantët potencialë për hapjen e thirrjes. Për informacion të mëtejshëm https://ycskosovo.org

Fotot e lajmit

tp-bottom