Prorektorja Prof. Asoc. Dr. Kimete Canaj anëtare e Grupit të Strategjisë së Shkencës dhe Inovacionit (RISG) të Asociacionit të Universiteteve Evropiane

Prorektorja Prof. Asoc. Dr. Kimete Canaj anëtare e Grupit të Strategjisë së Shkencës dhe Inovacionit (RISG) të Asociacionit të Universiteteve Evropiane

Në takimin e parë të  grupit të Strategjisë së Shkencës dhe Inovacionit të organizuar nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane të mbajtur më 14 shtator në Bruksel mori pjesë Prorektorja Prof. Asoc. Dr. Kimete Canaj, ku u diskutua rreth politikave të BE-së në shkencë dhe inovacion si dhe përkrahja e Universiteteve anëtare të EUA – së në lëmi të caktuara shkencore. Në takim u sqaruan format e ndryshme të finacimit të projekteve shkencore dhe krijimi i fondacioneve hulumtuese e shkencore.

Grupi i Strategjisë së Shkencës dhe Inovacionit është përzgjedhur në një konkurs të hapur nga bordi i EUA dhe përbëhet nga rektorë dhe prorektorë të universiteteve evropiane dhe më gjerë.

Nga ky grup RISG u shprehen mendime të ndryshme rreth programit Horizon Europe, për të cilin do të hartohet një raport rreth sukseseve, vështirësive dhe qëndrueshmërisë së programit dhe nje plan strategjik për programin e dytë Horizon Europe 2025- 2027.

EUA hosts first Research and Innovation Strategy Group meeting

tp-bottom