Thirrje për aplikim - Kampi për Ndërmarrësi Sociale

Thirrje për aplikim - Kampi për Ndërmarrësi Sociale

Ftohen studentët e Universitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës për mundësin  për të fituar njohuri dhe aftësi praktike, se si mund të zhvilloni një biznes-plan, për tu fuqizuar dhe të bëheni novatorë dhe sipërmarrës socialë.
Syri i Vizionit në kuadër të programit SEED faza III ju prezanton Kampin për Ndërmarrësi Sociale i cili u mundëson të rinjve e të rejave ngritjen e shkathtësive, se si ti përdorni teknikat më të avancuara te të mësuarit eksperimental, se si të kuptoni sfidat e komunitetit dhe të hartoni e ndërtoni zgjidhje me ndikim në formën e produkteve ose shërbimeve.

Ju ftojmë të aplikoni për të qenë pjesë e Kampit për Ndërmarrësi Sociale, duke plotësuar formën në këtë link: https://forms.gle/Q8njweMtWoxM6jG68 

Të inkurajohen të rinjtë dhe të rejat të cilët vijnë nga qyteti i Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit, të aplikojnë ku të gjitha shpenzimet e Kampit mbulohen nga Syri i Vizionit.

Mosha: 18 deri 29 vjeç.
Kur: Kampi do të mbahet gjatë muajit Qershor – Korrik 2022, dhe do të zgjas 5 ditë.

Afati i fundit për aplikim: 17 qershor 2022.

Për çdo pyetje apo paqartësi, na shkruani në [email protected]

 

 

 

tp-bottom