Universiteti “Fehmi Agani” ndanë titullin e Anëtares së Nderit për deputeten e parlamentit të Kroacisë

Universiteti “Fehmi Agani” ndanë titullin e Anëtares së Nderit për deputeten e parlamentit të Kroacisë

Sot me 07.06.2022 në Universitetin tonë ishte për vizitë deputetja e Parlamentit të Kroacisë, Znj. Ermina Lekaj- Përlaskaj.

Gjatë pritjes, Rektori Nimani  duke u bazuar në vendimin e Senatit të Universitetit ndan titullin: Anëtar Nderi i Universitetit për Znj. Ermina Lekaj Përlaskaj – Deputete në Parlamentin e Kroacisë, si mirënjohje për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare dhe forcimin e faktorit shqiptar në rajon si dhe angazhimin personal për avancimin dhe promovimin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë në botën akademike në Kroaci dhe Europë.

Një fjalë rasti e mbajti Rektori Prof.Asoc.Dr.Artan Nimani, i cili shprehu falënderim për ardhjen e Znj. Lekaj Përlaskaj, duke theksuar se prezenca e saj na nderon dhe e falenderon për kontributin që ka dhënë për universitetin tonë dhe gjithë kombin shqiptar.

Znj. Lekaj Përlaskaj shprehu falenderim për pritjen, dhe shprehu gatishmëri që në të ardhmen të punojë edhe me shumë që të bëhemi urë lidhëse në mes Kroacisë dhe Kosovës.

Fotot e lajmit

tp-bottom