Rektori Nimani merr pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Identiteti shkencor dhe kreativiteti në një botë të ndryshuar”
Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani merr pjesë dhe përshëndeti Konferencën Vjetore Shkencore Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti “Kadri Zeka” që këtë vit quhet “Identiteti Shkencor dhe Kreativiteti në një Botë të Ndryshuar”. Ajo është duke u zhvilluar sot dhe nesër dhe temat që trajtohen janë:
- Sfidat aktuale në dixhitalizim;
- Kërkimet aktuale në Matematikë;
- Sfidat aktuale në arsimin shkollor;
- Mundësitë dhe sfidat për Zhvillimin Ekonomik në Balkanin Perendimor;
- Drejtësia pozitive dhe shteti ligjor.
Konferenca dyditore është një vend takimi për shumë studiues dhe politikëbërës nga rajoni dhe e gjithë bota, që kombinon shënimet kryesore frymëzuese, një shumëllojshmëri të gjerë të punimeve mbi kërkimin dhe praktikën e fushave të ndryshme në një atmosferë stimuluese dhe miqësore.