Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë përfaqësohet në Kongresin për ndërhyrjet operative minimale invazive në Ortopedi

Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë përfaqësohet në Kongresin për ndërhyrjet operative minimale invazive në Ortopedi

Në Selanik të Greqisë, gjatë datave 13-15 maj 2022 u mbajt Kongresin për ndërhyrjet operative minimale invazive në Ortopedi. Pjesëtari i stafit tonë akademik të Fakultetit të Mjekësisë, ass. Kushtrim Grezda, i cili tash e 8 muaj gjindet në Qendrën Klinike Universitare të Baselit si dhe klinikën ARTHROMedics përmes grantit të Swiss Excellenc Fellow, mbajti dy ligjerata në lidhje me përvojen e tij dhe të klinikës ku ai tash punon për trajtimin operativ të patologjive të bërrylit me artroskop si dhe konsensusin europian mbi trajtimit operative të luksacioneve akromio-klavikulare. Këto ligjerata u mbajtën krahas emrave të mirënjohur Europian të fushes së Ortopedisë dhe Traumatologjisë.

Fotot e lajmit

tp-bottom