Filloi kampanja për prezantimin e Universitetit te nxënësit e shkollave të mesme

Filloi kampanja për prezantimin e Universitetit te nxënësit e shkollave të mesme

Nën përkujdesjen e zyrës së Zhvillimit të Karrierës së Universitetit filloj kampanja për prezantimin e Universitetit te nxënësit e shkollave të mesme të Komunës së Gjakovës. 

Sot u bë prezantimi para nxënësve maturant të shkollës “Mehmet Akif” në Gjakovë të ofertës akademike që ofron Universiteti „Fehmi Agani“ Gjakovë para nxënësve maturant.

Nga Universitetit ishin pjesëmarrëse Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë Znj. Laura Naka, nga Zyra për Zhvillim të Karrierës znj. Freskina Mula dhe studentja shembullore e Universitetit znj. Denisa Mati.

Takimi pas prezantimit u vazhdua në mënyrë të diskutimit, ku studentët e ardhshëm treguan interesim me pyetje për drejtimet e Universitetit.

Ky eveniment do të vazhdoj gjatë javës edhe nëpër shkollat tjera të mesme të Komunës së Gjakovës për të informuar nxënësit për drejtimet e universitetit.

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom