Vizitë studimore në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore (UNWE) në Bullgari

Vizitë studimore në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore (UNWE) në Bullgari

Konsorciumi i projektit i projektit ResearchCult është duke zhvilluar këtë javë një vizitë studimore në UNWE, Bullgari.

Pjesëmarrës në këtë vizitë studimore janë përfaqësues të universiteteve të Kosovës, Italisë, Kroacisë dhe Bullgarisë, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MESTI) nga Kosova. Kjo vizitë do të zgjasë tre ditë, dhe pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndajnë praktikat e tyre më të mira në lidhje me procesin e kërkimit shkencor brenda institucioneve të tyre, si dhe të diskutojnë rreth zhvillimit të projektit ResearchCult deri më tani.

Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë përfaqësohet nga Rektori, Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani, dhe profesorët Prof. Asoc. Dr. Lulzim Zeneli, Prof. Asoc. Behxhet Gaxhiqi dhe Prof. Ass. Dr Sherif Sejdiu.

Të pranishmit i përshëndeti dhe iu drejtua Prorektori i Universitetit të UNWE, Assoc.Prof. Michael Musov, Prof.Diana Kopeva & Koordinatori i projektit Researchcult z.Bujar Gallopeni.

Në seancën e parë Ass.Prof. Dr. Michael Musov ndau përvojat rreth Financimit të Aktiviteteve Kërkimore të Universitetit dhe Politikave për Integritet Akademik në UNWE.

Gjithashtu, secili partner ndau eksperiencën e tij shkurtimisht në këtë temë.

Ngjarja do të zhvillohet nga data 28-30 mars me aktivitete për vizitë në terren dhe punëtori vijuese mbi rregulloret e etikës dhe integritetit të kërkimit universitar dhe prezantime mbi kapacitetet kërkimore në universitete.

Për më shumë informacion vizitoni faqen tonë të internetit: https://researchcult.net/

Fotot e lajmit

tp-bottom