HERAS+ dhe UFAGJ fillojnë trajnimin dyditor "Metodat e avancuara të mësimdhënies"

HERAS+ dhe UFAGJ fillojnë trajnimin dyditor "Metodat e avancuara të mësimdhënies"

Sot, më 18.3.2022, në Prevallë,  u bë hapja zyrtare e  trajnimit dyditor me temë “Metodat e avancuara të mësimdhënies” që po mbahet në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit “Fehmi Agani”, Gjakovë dhe HERAS plus me Qendrën Didaktike për Përsosmëri në mësimdhënie.

Hapjen e trajnimit e bënë  Prof. As. Dr. Artan Nimani, Rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

dhe  Z. Nehat Dervishi, Koordinator tematik për arsim të lartë, Projekti HERAS+.

Në kuadër të këtij trajnimi të udhëhequr nga prof. dr. Naser Zabeli, po shtjellohen një sërë temash që në kanë në qendër të tyre cilësinë e mësimdhënies.

Punimet e këtij trajnimi, në të cilin po marrin pjesë mësimdhënës nga Fakulteti i Filologjisë, Fakulteti i Edukimit dhe Fakulteti  i Mjekësisë do të zgjasin dy ditë.

Fotot e lajmit

tp-bottom