Promovohet romani “E dashura e katër djemve” të autorit Agim Gjakova
Sot, më 14.3.2022, në Pallatin e kulturës në Gjakovë, nën organizimin e Fakultetit të Filologjisë së Universitetit të Gjakovës dhe Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, në prani të një numri të madh artdashësish dhe studentëve të Fakultetit të Filologjisë, u bë promovimi i romanit “E dashura e katër djemve” të autorit Agim Gjakova. Në këtë promovim ishin të pranishëm edhe rektori i Universitetit të Gjakovës, z. Artan Nimani, prorektori për Mësim dhe Çështje të Studentëve z. Sazan Kryeziu, dekani i Fakultetit të Filologjisë, z. Kamber Kamberi si dhe kryetari i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, z. Ruzhdi Sefa.
Rreth romanit, solli një vështrim studimor Dr.sc. Gentiana Muhaxhiri, ndërsa biografinë e autorit shumëdimensional e lexoi para publikut MSc. Vera Pelaj.
Vlen të theksohet kontributi i studentëve të cilët , me pyetjet e tyre e bënë më të veçantë këtë takim me autorin Gjakova.
Në fund, për z. Agim Gjakova u nda mirënjohje nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë si dhe Dekorata e Rektorit, që është çmimi më i lartë që ndahet nga Universiteti. Zoti Gjakova mori edhe një falënderim nga studentët me motivacionin: “Për promovimin e vlerave të artit letrar dhe dhurimin e kompletit të veprimtarisë artistike e publicistike të autorit”.