Arrihet marrëveshje me “Universitetin Sapienza të Romës”  për shkëmbime të studentëve

Arrihet marrëveshje me “Universitetin Sapienza të Romës” për shkëmbime të studentëve

Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, Rektor i Universitit “Fehmi Agani” Gjakovë (Kosovo) dhe Prof. Dr. Antonela Polimeni, Rektore e Universitetit Sapienza të Romës (Itali) në lidhje me zhvillimin e bashkëpunimit kulturor dhe shkencor si përfitim reciprok dhe me dëshirën për të forcuar këtë bashkëpunim ranë dakord për nënshkrimin e marrëveshjes për shkëmbime të studentëve në mës institucioneve tona me qëllim të përmirësimit të kurrikulës së studentëve përmes përvojave të studimeve jashtë vendit dhe rregullimit të procedurave të shkëmbimit të studentëve në përputhje me kushtet e parapara në marrëveshje si:

  • Zgjedhja e studentët që identifikohen të përshtatshëm për të marrë pjesë në programin e studimeve jashtë vendit;
  • Kohëzgjatja e shkëmbimit nuk duhet të jetë më e shkurtër se tre muaj dhe as më shumë se një vit akademik;
  • Të mbahet një ekuilibër të arsyeshëm në numrin e  studentëve të shkëmbyere me këtë marrëveshje u vendos që 4 për të qenë numri maksimal i studentëve që do të lejohen të marrin pjesë në shkëmbim gjatë çdo viti akademik.

Në bazë të kësaj marrëveshje tarifat e shkollimit do t'i paguhen institucionit të origjinës, studentët do të përfitojnë nga shërbimet e institucionit pritës si bibliotekat, laboratorët etj. si studentë të rregullt. Studentët do të jenë përgjegjës për të paguar të gjitha shpenzimet e tjera duke përfshirë shpenzimet e udhëtimit, ushqimit dhe akomodimit.

Kjo Marrëveshje ka një afat prej 5 vitës dhe mund të zgjatet ose ndryshohet në çdo kohë me marrëveshje të ndërsjellë të palëve.

Marrëveshja

 

 

tp-bottom