Shoqata Sindikale e UFAGJ për nderë të festës së 7 dhe 8 marsit organizoi drekë solemne për anëtarët e sindikatës

Shoqata Sindikale e UFAGJ për nderë të festës së 7 dhe 8 marsit organizoi drekë solemne për anëtarët e sindikatës

Me këtë rast Kryetari i Shoqatës Sindikale të UFAGJ-it z. Abedin Sadrija, për nderë të festave të marsit uroi dhe falenderoi anëtarësinë e sindikatës dhe menaxhmentin e Universitetit për prezencen e tyre në këtë organizim. Njëherit falenderoi edhe Këshillin organizativ për një organizim të nivelit të tillë.
Gjatë këtij organizimi Kryetari i Shoqatës Sindikale të UFAGJ-it z. Abedin Sadrija në bazë të Statutit të SBASHK-ut, ndau mirënjohje me rastin e pensionimit të Prof. Asoc. Dr. Idriz Berisha – ish Dekan në Fakultetin e Mjekësisë. Mirënjohje e cila është përgatitur nga SBASHK-u për kontribut të veçantë në arsim dhe veprimtari sindikale. 

Fotot e lajmit

tp-bottom