Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë përfiton libra shkencor nga projekti QATEK

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë përfiton libra shkencor nga projekti QATEK

Rektori i UFAGJ-së, Prof.ass.Dr. Artan Nimani, së bashku me Prorektoren Prof.ass.Dr. Laura Naka dhe Prof.asoc.Dr. Behxhet Gaxhiqi morrën pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së librave si donacion nga projekti QATEK. Ceremonjia u mbajtë në Fakultetin e Edukimit të UP-së, ku u pritën nga Rektori Prof.Dr. Naser Sahiti dhe Dekani i Fakultetit të Edukimit, Prof.asoc.Dr. Blerim Saqipi.

Në fjalën e tij, Rektori Nimani përshëndeti të gjitha aktivitetet që mbahen në kuadër të projektit QATEK, në veçanti donacionin e librave të cilat janë të përzgjedhura ndër botimet më të reja dhe në përputhje të plotë me kurrikulat e programeve të të gjitha fakulteteve të edukimit në universitetet publike të Kosovës. Investimi në libra është nga më të rëndësishmit, pasi që me to nis dhe përjetësisht vazhdon zhvillimin çdo institucion i arsimit.

Fotot e lajmit

tp-bottom