Fillon bashkëpunimi me “Holon Institute of Technology” nga Izraeli

Fillon bashkëpunimi me “Holon Institute of Technology” nga Izraeli

Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë  sot më 15.02.2022 zhvilloj në takim online me “Holon Institute of Technology” nga Izraeli ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunim. E veçanta e këtij takimi është se u zhvillua me praninë Drejtorit për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtë të Izraelit z. Dan Oryan, Ambasadorës së Republikës së Kosovës në Izrael, shkelqësinë e saj znj. Ines Demiri si dhe Konsulit të Nderit të Republikës së Kosovës në Austri z. David Ungar-Klein.

“Holon Institute of Technology” – HIT u përfaqësua nga Presidenti Prof. Dr. Eduard Yakubov, Dr. Refael Barkan Zëvendës-President për Inovacion, Ndërmarrësu dhe Internacionalizim si dhe Udhëheqësja e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Kordinatore për Ballkan dhe Euro Azi, znj. Tony Levi.

Nga ana tjetër Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë u përfaqësua nga Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof. Asoc. Dr. Kimete Canaj si dhe udhëheqësi i zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Projekte z. Denis Spahija.

Nën frymen positive dhe të gadishmërisë për bashkëpunim të dya palëve iu cek që ky është bashkëpunimi i parë ndërshtetrorë dhe duhet të jepet maksimumi që të rezulton i suksesëshëm. Të dya institucionet prezentuan programet, projektet por edhe i diksutuan mundësitë për bashkëpunim.

Ftesa për visita të ndërsjellta u shprehen në mënyrë që kjo iniciativë të rezulton e suksesëshme.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom