Në Universitetin “Fehmi Agani” promovohet librit “Përtej dhimbjes drejt guximi”

Në Universitetin “Fehmi Agani” promovohet librit “Përtej dhimbjes drejt guximi”

Në Fakulteti e Edukimit të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” u mbaj promovimi I librit “Përtej dhimbjes drejt guximi” me rrëfime për traumën e dhunës seksuale gjatë luftës ku morrën pjesë përfaqësues nga stafi akademik I universitetit, student dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme jo qeveritare.

Panelistët e ftuar folën për rëndësinë dhe sfidat e dokumentimit të dhunës seksuale të ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

 Theks të vecantë i është vënë  rolit të rëndësishëm të familjes dhe shoqërisë në fuqizimin e të mbijetuarëve të kësaj dhunë për t’i dokumentuar ngjarjet traumatike të tyre në mënyrë që shoqëria ta njeh të vërtetën dhe dhimbjen e të mbijetuarëve. Gjithashtu ata shprehën se këto rrëfime kontribuojnë në thyerjen e mureve të heshtjes dhe zvogëlimin e stigmatizimit të mbijetuarëve nga ana e shoqërisë pa marrë parasysh gjininë.

Sfidat dhe rëndësia e rehabilitimit të të mbijetuarëve të dhunës seskuale ishte edhe një nga temat e prekura nga panelistët.

Ky aktivitet u realizua nga organizata Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarëve të Torturës në bashkëpunim më organizatën Medica Kosova.

Fotot e lajmit

tp-bottom