Ftesë për shprehje interesimi: Përkujdesës profesional (Infermier)

Ftesë për shprehje interesimi: Përkujdesës profesional (Infermier)

APPK (Agjencioni i përkrahjes së Punësimit Kosovë), si lider në përkrahjen e punësimit në Kosovë, ka nënshkruar marrëveshje me njërën prej tri qendrave më të mëdha të trajnimeve në Gjermani - kompaninë WBS. Përmes kësaj marrëveshje, APPK dhe WBS, do të bëjnë përzgjedhjen dhe përgatitjen njëvjeçare të 60 kandidatëve nga Kosova për vitin 2022/2023, për programin: “Përshtatja e Kualifikimit dhe Punësimi” në profesionin “Përkujdesës profesional – Infermier” me synim angazhimi në fushën e “Përkujdesjes ndaj të moshuarve”.

 

Nëse:

  • Ke të përfunduar studimet Bachelor për Infermieri (apo je në prag të diplomimit);
  • Posedon Licencë pune, apo je në proces të përfundim të saj;
  • Je i gatshëm të mësosh gjuhën Gjermane deri në nivelin B2;
  • Ke synim dhe motivim për ta bërë të njohur kualifikimin tënd dhe për të punuar në Gjermani.

 

Të ofrohet:

  • Sistem i detajuar i informimit përmes takimeve informuese;
  • Sistem i përzgjedhjes me transparencë dhe profesionalizëm;
  • Mësim i gjuhës Gjermane, bazuar në sistemin e akredituar në Kosovë (me kosto të mbuluara nga Programi);
  • Sistem i përkrahjes gjatë tërë procesit para dhe pas shkuarjes në Gjermani, të gjitha pa asnjë kosto shtesë.

 

Me qëllim që të informohesh drejtpërsëdrejti, për të gjitha ofertat dhe pritjet e programit, APPK fton fillimisht të gjithë të interesuarit që të shprehin interesimin e tyre duke dërguar:

 e-mail adresën: [email protected]

 

Për më shumë ju lutem shikoni linkun  këtu.

tp-bottom