Sesion informues për Fellowship në Teach For Kosova

Sesion informues për Fellowship në Teach For Kosova

Ftohen te gjithe studentet qe me datë 02.11.2021 e marte, nga ora 14:00 në sallën 1, ne Fakultetin e Edukimit, Zyra për Zhvillim të Karrierës në bashkëpunim me Teach For Kosova do të mbajë sesion informues për Fellowshipin e Teach For Kosova dhe mënyrën e aplikimit.

Aplikimi për Fellowship në Teach For Kosova do të hapet më 20 nëntor.

Çfarë do të thotë kjo? Çdo vit, Teach For Kosova rekruton individë të jashtëzakonshëm për të udhëhequr, inspiruar, dhe sjellë ndryshim në shkollat dhe komunitetet me më shumë nevojë. Ata që përzgjedhen për të qenë pjesë e Fellowshipit në Teach For Kosova pranojnë trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme, përgjatë dy viteve të angazhimit dhe përkushtimit të tyre të plotë në program.

Për më tepër, me këtë eksperiencë, Fellows do të ndërtojnë një të kuptuar të thellë të sfidave që aktualisht ekzistojnë në sistemin tonë të edukimit. Kur përkushtimi dy vjeçar të përfundojë, Teach For Kosova do të vazhdoj të punoj me ju për t'ju siguruar që së bashku mund të bëjmë ndryshim sistemik në të ardhmen e vendit tonë.

Per me shume gjeni posterin.

tp-bottom