GIZ Kosovo prezanton raportin e vlerësimit të Zyrës për Zhvillim të Karrierës e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

GIZ Kosovo prezanton raportin e vlerësimit të Zyrës për Zhvillim të Karrierës e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Më 25 tetor 2021 (e hënë), u prezantua raporti i mbështetur nga GIZ Kosovo për vlerësimin e zyrave për zhvillim të karrierës. Në takimin virtual morën pjesë, znj. Freskina Mula nga Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, përfaqësuesit e GIZ Kosovo, z. Nexhmedin Basha dhe znj. Arnisa Aliqkaj, si dhe përfaqësuesja e Zyrës për Zhvillim të Karrierës nga Universiteti i Gjilanit "Kadri Zeka".

Ky raport është punuar nga konsulenti i angazhuar nga GIZ Kosovo, profesor Arben Hysenaj, me qëllim të mbështetjes së Zyrës për Zhvillim të Karrierës e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Raporti shtjellon në vete vlerësimin e nevojave të zyrës së karrierës, orientimin në funksionalizimin e mëtutjeshëm të zyrës së karrierës dhe propozimin e mundësisë për rritje të kapaciteteve të zyrës së karrierës në kuadër të Universitetit.

Metodologjia e përdorur për këtë raport:

  • Shqyrtimi i literaturës- strategjitë, rregullore, vendime dhe çdo dokument tjetër që në mënyrë direkte apo indirekte përfshinë punë në e zyrës e karrierës;
  • Pyetësori për përfaqësinë e zyrës së karrierës;
  • Pyetësori me studentë të diplomuar;
  • Përpunimi dhe analiza e të dhënave;
  • Intervista me përfaqësuesin e zyrës së karrierës;
  • hartimi i raportit;

Në këtë raport është duke u punuar nga gushti i vitit 2021 për të arritur në rezultatet e prezantuara.  Vlen të theksohet që GIZ Kosovo është duke e mbështetur Zyrën për Zhvillim të Karrierës e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë në përgatitjen e Panairit Virtual të Karrierës, i cili mbahet më 26 tetor, si dhe me projektin "Mbështetje psiko-sociale dhe këshillim në karrierë" në ofrimin e shërbimeve për studentë.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom