Zhvillohet uebinari “Mundësitë në Panairin Virtual të Karrierës”, me studentët e UFAGj-së

Zhvillohet uebinari “Mundësitë në Panairin Virtual të Karrierës”, me studentët e UFAGj-së

Më  22 tetor 2021 (e premte), nga ora 14:00, në Google Meet, nëpërmjet Qendrës për Zhvillim të Karrierës, u zhvillua uebinari “Mundësitë në Panairin Virtual të Karrierës”, nën moderimin e znj. Arnisa Aliqkaj, me ekspertizë profesionale në këshillim për riintegrim, karrierë dhe mbështetje psiko-sociale dhe znj. Albona Demaku, e cila paraqiti një vështrim hyrës mbi rolin dhe rëndësinë e rrjetëzimit dhe prezantimin e platformës virtuale https://virtual.kosovafair.com/login.

Takimi u zhvillua virtualisht me studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe përfaqësuesit nga CEO Congress & Event Organization dhe DIMAK Kosova, ku studentët patën mundësi të përfitojnë këshilla për të kuptuar mundësitë për punë praktike dhe punësim.

Fotot e lajmit

tp-bottom