Zhvillohet sesioni informues: Programet mbështetëse për zhvillim të karrierës tek studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Zhvillohet sesioni informues: Programet mbështetëse për zhvillim të karrierës tek studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Më 20 tetor 2021 (e mërkurë), nga ora 14:00, drejtpërdrejtë në Facebook të DIMAK Kosovo, znj. Freskina Mula nga Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, në prag të Panairit Virtual të Karrierës 2021 zhvilloi sesionin informues “Programet mbështetëse për zhvillim të karrierës tek studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë”, i cili mbështetet nga GIZ Kosovo.

Në intervistë u diskutua rreth:

  • Interesimit dhe kërkesave të studentëve për shërbimet e qendrës së karrierës;
  • Aktiviteteve dhe shërbimeve të qendrës së karrierës;
  • Mbështetjes së bizneseve dhe bashkëpunimit me ta për mundësi pune dhe praktike për studentët;
  • Programeve të ndryshme të trajnimit të ofruara për studentët.

Në këtë lidhje, mund ta ndiqni sesionin informues: https://www.facebook.com/DIMAKKosovo/videos/479818503103505

Për t'u njohur me mundësi të reja për shkollim, trajnim, apo punësim, i ftojmë studentët e Universitetit “Fehmi Agani“ në Gjakovë të marrin pjesë në Panairin Virtual të Karrierës me datë 26 tetor 2021 përmes platformës virtual.kosovafair.com.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom