Prof. ass. dr. Agon Kokaj pjesë e panelit në Edicionin e 21 -të të Konferencës Ndërkombëtare të Trendeve në Nanoteknologji (TNT2021)

Prof. ass. dr. Agon Kokaj pjesë e panelit në Edicionin e 21 -të të Konferencës Ndërkombëtare të Trendeve në Nanoteknologji (TNT2021)

Nga data 04-08 tetor 2021, prof. ass. dr. Agon Kokaj, profesor në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë ka marrë pjesë në panelin e Edicionit të 21-të të Konferencës Ndërkombëtare të Trendeve në Nanoteknologji (TNT2021), e cila u zhvillua në Tiranë (Shqipëri).

Këto seri takimesh shkencore të nivelit të lartë patën për synim të paraqesin një gamë të gjerë kërkimesh aktuale në Nanoshkencë dhe Nanoteknologji, si dhe politika të ndërlidhura ose lloje të tjera të iniciativave (iNANO, nanoGUNE, MANA, GDR-I, etj.).

Me rastin e TNT2021 janë organizuar disa sesione specifike me tema: Simpoziumi një ditor "Graphene dhe 2DM", Njihuni me Redaktorët e Biosensors dhe revista Bioelectronics, Projektet/Rrjetëzimet e së ardhmes, etj..

tp-bottom