Universiteti “Fehmi Agani” pjesë e punëtorisë "Praktikat më të mira mbi qeverisjen e universitetit dhe autonominë e personelit"
Në mënyrë virtuale, Udhëheqësi i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë në UFAGJ, z. Denis Spahija ka marrë pjesë në punëtorinë "Praktikat më të mira mbi qeverisjen e universitetit dhe autonominë e personelit", të projektit STAND Erasmus+.
Objektivi i punëtorisë ishte prezantimi i praktikave më të mira mbi qeverisjen e universiteteve në Itali, si dhe ofrimi i trajnimeve mbi menaxhimin e burimeve njerëzore dhe miratimin e procedurave dhe mekanizmave adekuat dhe transparent të rekrutimit me kontributin e partnerëve të tjerë të projektit të BE-së.
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, përmes trajnimeve dhe punëtorive është i fokusuar për ngritje akademike dhe rritjen e cilësisë administrative.
Për më shumë informacion rreth projektit STAND Erasmus+, ju lutemi shtypni lidhjen: https://www.stand-project.org/