Mbahet trajnimi për “Shkathtësitë e prezantimit”, i organizuar nga Zyra për Zhvillim të Karrierës në bashkëpunim me GIZ-in

Mbahet trajnimi për “Shkathtësitë e prezantimit”, i organizuar nga Zyra për Zhvillim të Karrierës në bashkëpunim me GIZ-in

Zyra për Zhvillim të Karrierës, e përfaqësuar nga znj. Freskina Mula në bashkëpunim me GIZ-in zhvilluan trajnimin e radhës në mënyrë online “Shkathtësitë e Prezantimit”, me studentë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Trajnimi u zhvillua me qëllim të përgatitjes dhe aftësimit të studentëve për shkathtësi të prezantimit, duke filluar nga prezantimet e punimeve të tyre gjatë studimeve, gjatë mbrojtjes së temës së diplomës, gjatë tryezave, seminareve dhe punëtorive.

Studentët gjatë trajnimit shprehën përvojat e tyre të cilat i kanë pasur gjatë prezantimeve, si dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar gjatë përgatitjes dhe mbajtjes së prezantimeve.

Zyra për Zhvillim të Karrierës dhe GIZ-i do të bashkëpunojnë edhe më tutje në trajnime tjera që do t’iu shërbejnë studentëve të UFAGJ-së.

Fotot e lajmit

tp-bottom