Zyra për Zhvillim të Karrierës zhvillon takim me përfaqësues të GIZ-it
Zyrtarja për Zhvillim të Karrierës në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, Znj. Freskina Mula e shoqëruar nga Prof. Ass. Dr. Laura Naka, Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë dhe znj. Arnisa Jaka, Udhëheqëse e OJQ ALUMNI, pritën në takim përfaqësuesit e GIZ-it, z. Ramadan Islamin, Koordinator i Programit Migrimi për Zhvillim dhe z. Nexhmedin Bashën, Këshilltar për Riintegrim, në kuadër të DIMAK-ut.
Në këtë takim, përfaqësuesit e GIZ-it diskutuan rreth mbështetjes që ofrojnë për zyret për zhvillim të karrierës të universiteteve publike dhe aktivitetet që do të realizohen në bashkëpunim me Zyrën për Zhvillim të Karrierës.
Takimi ishte mjaft produktiv dhe në të ardhmen pritet të konkretizohen planet e përbashkëta të ZZHK-së dhe GIZ-it.