Zhvillohet trajnimi me temën “Ngritja e kapaciteteve profesionale për infermierë në kuadër të programit të zgjeruar të imunizimit”

Zhvillohet trajnimi me temën “Ngritja e kapaciteteve profesionale për infermierë në kuadër të programit të zgjeruar të imunizimit”

Sot, më 25.3.2021, në mënyrë virtuale u zhvillua trajnimi me temën: “Ngritja e kapaciteteve profesionale për infermierë në kuadër të programit të zgjeruar të imunizimit”, i organizuar nga Qendra mësimore Bethany Christian Services.

Në këtë trajnim morën pjesë: studentë, të diplomuar dhe infermierë, të cilin e udhëhoqi Dr. Edita Goranci Haxhiu, Shefe e Imunizimit nga IKShPK dhe trajnere nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim.

Përgjatë trajnimit u diskutua për temat, si: programi  i zgjeruar i imunizimit, përfshirja me imunizim e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas, efektet anësore pas-vaksinale, zinxhiri i ftohtë, fushata kundër vaksinimit me vaksinën MMR, masat e ndërmarra gjatë pandemisë COVID-19 dhe kufizimi i rrezikut të transmetimit të SARS COV-2 gjatë vaksinimit. Dr.Edita Goranci Haxhiu foli edhe për historikun e viruseve në Kosovë, për kalendarin e rregullt të vaksinimit, për imunizimin e shpejtë si dhe për vaksinimin kundër COVID -19.

Nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë morën pjesë: Denis Spahija (Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë), Freskina Mula (Zyrtare për Zhvillim të Karrierës), Rolanda Mula (Konsulente për Menaxhim të Projekteve) dhe Arnisa Jaka (përfaqësuese e OJQ ALUMNI), studentë dhe të diplomuar nga Fakulteti i Mjekësisë të programit të infermierisë.

Ky trajnim është i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK).

Fotot e lajmit

tp-bottom