Mbahet takim me grupin menaxhues të projektit SUSWELL

Mbahet takim me grupin menaxhues të projektit SUSWELL

Të premten, më 19 mars 2021, në mënyrë virtuale u mbajt takimi ndërmjet anëtarëve të grupit menaxhues të projektit SUSWELL.

Në këtë takim, në detaje u paraqit agjenda e punës dhe e takimeve që do të realizohen ndërmjet pjesëmarrësve të projektit, përfshirë datat dhe orarin e caktuar. Po ashtu, u diskutuan qëllimet e dhe mënyrat se si do të arrihen ato përmes këtij projekti.

Takimi u udhëhoq nga z. Paul Beenen, më pas folën përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse në projekt, të cilët e bënë paraqitjen e temës nga takimi paraprak: Cili është misioni dhe qëllimet kryesore të komunitetit tuaj? Nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, paraqitjen e bëri Ass. Arben Boshnjaku MSc, Ma, PhD cand.

Takimi i radhës do të mbahet më 26 mars 2021.

Fotot e lajmit

tp-bottom