Në mënyrë virtuale mbahet takim për projektin SUSWELL

Në mënyrë virtuale mbahet takim për projektin SUSWELL

Të hënën, me 15 mars 2021, në mënyrë virtuale u mbajt takim online ndërmjet pjesëmarrësve të projektit SUSWELL, i cili modernizon kurrikulën shëndetësore të Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) nga Prishtina, Gjakova, Permi, Shën Petersburgu dhe Belgorodi. Projekti ndërton kapacitete përmes inovacionit shoqëror në mënyrë që të përmirësojë dhe mbështesë shëndetin dhe mirëqenien në nivelin e komunitetit.

Projekti SUSWELL përbëhet nga 9 (nëntë) IAL dhe 6 (gjashtë) organizata të palëve të interesuara nga 7 shtete të Evropës, të cilët përqafojnë kompleksitetin e sistemeve shëndetësore dhe do të ndërtojnë rritjen e kapacitetit institucional të IAL-ve të synuara, rritjen e kapacitetit individual të profesionistëve (në të ardhmen) të shëndetit dhe mirëqenies.

Ky takim kishte për qëllim përgatitjen për mbledhjen e konsorciumit, dhe u diskutua se cili është misioni kryesor i komunitetit të secilit prej pjesëmarrësve të praktikës. Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues nga Gjakova  ishin Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe përfaqësues të Medica Kosova.

Takimi i radhës do të mbahet me 19 mars, ditën e premte me fillim prej ores 13:00.

Fotot e lajmit

tp-bottom