Ftesë për takim informues me Comsense Kosova për të diplomuarit e Fakultetit të Mjekësisë nga Programi i Infermierisë
Zyra për Alumni fton të diplomuarit e Fakultetit të Mjekësisë nga Programi i Infermierisë që të marrin pjesë në takimin informues i cili do të organizohet nga Comsense Kosova.
Comsense është një kompani gjermane me qendër në Eschborn, Hamburg dhe Kosovë, të cilët për synim e kanë rekrutimin e stafit mjekësor dhe ofrojnë asistencë në përgatitjen e dokumentacionit, përgatitje të intervistave me punëdhënësit gjermanë, përgatitje për njohjen e diplomës në Gjermani (noterizime, përkthime, etj).
Takimi do të mbahet në mënyrë fizike në objektin e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë më 19 Mars (e premte) në ora 11.
Kriteret për të marrë pjesë:
- Të jenë të diplomuar nga Fakulteti i Mjekësisë (Programi i Infermierisë)
- Të jenë të licensuar
Të interesuarit mund të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre duke plotësuar formularin në këtë link: