Dita e dytë e Konferencës së XI-të Euroaziatike për Gjuhën dhe Shkencat Sociale në Universitetin “Fehmi Agani”

Dita e dytë e Konferencës së XI-të Euroaziatike për Gjuhën dhe Shkencat Sociale në Universitetin “Fehmi Agani”

Të mërkurën, më 3 shkurt, ka vazhduar në mënyrë virtuale në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë dita e dytë apo përmbyllëse e Konferencës së XI-të Euroaziatike për Gjuhën dhe Shkencat Sociale.

Koordinatorja e konferencës, Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi, ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në organizimin e kësaj ngjarje të shënuar në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. “Kanë qenë dy ditë të suksesshme të shënuara në Universitetin tonë, meqë ka qenë një konferencë shumë atraktive që ka mbledhur studiues, personalitete dhe njerëz të shkencës e të dijes nga 20 vende të botës”.

Në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Karrierës dhe Zyrës për Alumni morën pjesë në konferencë studentë dhe të diplomuar të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Përgjatë dy ditëve të konferencës  janë prezantuar 150 (njëqind e pesëdhjetë) punime shkencore, mbi 200 pjesëmarrës - prezantues vendorë dhe ndërkombëtarë, nga 20 (njëzet) shtete të botës: Kosova, Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Azerbajxhani, Bullgaria, Qipro, Hungaria, India, Izraeli, Kazakistani, Kirgistani, Letonia, Polonia, Rumania, Sri Lanka, Ukraina, Filipinet, Uzbekistani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjuhët e konferencës janë në anglisht, shqip, turqisht, rusisht dhe në polonisht.

Punimet shkencore ishin nga fushat e temave për: ekonomi, gjuhësi dhe studime gjuhësore, drejtësi, shkenca të edukimit, psikologji dhe këshillim, studime të letërsisë, studime gjeografike, menaxhim dhe administrim biznesi, studime fetare dhe sociologji.

ECLSS është një konferencë akademike ndërkombëtare që kërkon të sigurojë një forum për prezantim dhe diskutim, duke ekspozuar kërkimet ndaj tendencave, zhvillimeve dhe sfidave më të fundit në fushën e shkencave shoqërore.

Konferenca është organizuar nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe YADER.

Fotot e lajmit

tp-bottom