Publikohet Newsletter i Zyrës për zhvillim të karrierës dhe Zyrës për Alumni

Publikohet Newsletter i Zyrës për zhvillim të karrierës dhe Zyrës për Alumni

Zyra për zhvillim të karrierës dhe Zyra për Alumni publikojnë letrën informuese (Newsletter), në të cilën përfshihen aktivitetet e studentëve të UFAGJ-së.

Në letrën informuese janë të publikuara disa prej ngjarjeve të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë: Zyra për zhvillim të karrierës dhe Alumni në UFAGJ, inicuese të punësimit të studentëve, Revista e studentëve “Ardhmëria”, aksioni i shpërndarjes së dhuratave në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës - dega në Gjakovë, storiet e suksesit të të diplomuarve të UFAGJ-së, themelimi i Qendrës Universitare për Këshillime Psikosociale, si dhe marrëveshjet e bashkëpunimit për praktika profesionale.

Përveç ofrimit të studimeve cilësore, prej të cilave dalin të diplomuar profesionalisht të përgatitur, Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë ofron kontribut dhe ndihmë edhe për aplikim e pranim të studentëve në tregun e punës. Shumë studentë të UFAGJ-së kanë arritur që të bëhen pjesë e trajnimeve, punëtorive, praktikave profesionale, falë shërbimeve të ofruara nga Qendra për zhvillim të karrierës dhe Alumni në UFAGJ.

Qendra për zhvillim të karrierës dhe Alumni është i pazëvendësueshëm në shërbimet e ofruara përmes këshillimit, orientimit, informimit, trajnimit dhe punësimit të tyre.

Linku

tp-bottom