Nënshkruhet plotësim ndryshimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes UP-së dhe UGjFA-së

Nënshkruhet plotësim ndryshimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes UP-së dhe UGjFA-së

Nënshkruhet plotësim ndryshimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes UP-së dhe UGjFA-së

Sot me dt. 19.05.2016,

Prof. Dr. Arsim BAJRAMI, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prof. Dr. Marjan Dema, Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Shaban Buza, Rektor i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” nënshkruan për plotësim ndryshimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit (nr. protokollit 1613 të dt. 15.05.2015) në mes Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, me të cilën të gjithë studentët e njësive akademike të UP-së Fakultetit të Edukimit, Fakultetit të Filologjisë dhe Fakultetit të Mjekësisë në Gjakovë të cilët kanë diplomuar dhe ata të cilët diplomojnë deri më datë 30.09.2017 do të pajisen me diploma, diploma duplikat, certifikata, vërtetime dhe dokumentacion tjetër përcjellës nga UP. Diplomat do të nënshkruhen nga dekani aktual i njësisë akademik përkatëse të UP-së dhe nga rektori i UP-së.

Për, studentët të cilët i takojnë kësaj kategorie e nuk arrijnë të diplomojnë deri më 30.09.2017 do të transferohen në programe të njëjta në kuadër të fakulteteve përkatëse të UGJFA-së. Ndërsa, studentët përsëritës mund të transferohen në kuadër të fakulteteve përkatëse të UGJFA-së ose në fakultetet përkatëse të UP-së në Prishtinë.

tp-bottom