Këshilli Drejtues i UFAGJ-së mbështet projektin e dokumentarit filmik “Din Mehmeti - poet i ndjeshmërisë popullore”

Këshilli Drejtues i UFAGJ-së mbështet projektin e dokumentarit filmik “Din Mehmeti - poet i ndjeshmërisë popullore”

Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë miraton kërkesën e Zyrës për Alumni për mbështetje financiare për projektin e dokumentarit filmik “Din Mehmeti - poet i ndjeshmërisë popullore” për nder të 10 vjetorit të ndarjes nga jeta.

Këtë projekt të dokumentarit filmik për Poetin e Madh do ta realizojë, z. Islam Haxhiu, i cili është i diplomuar në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë. Njëkohësisht, gazetar dhe regjisor në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Din Mehmeti ka qenë një ndër përfaqësuesit klasikë më të njohur të poezisë shqipe në Kosovë. Krijimtaria letrare në Kosovë ka kaluar nëpër faza të ndryshme dhe poetët janë përballur me sfida të ndryshme, prandaj është ndjerë nevoja për t’u realizuar një vepër e tillë.

Zyra për Alumni ka parashtruar kërkesë për realizimin e këtij projekti dhe ka gjetur përkrahje financiare nga Këshilli Drejtues i UFAGJ-së për realizimin e këtij projekti.

Zyra për Alumni është në shërbim të të diplomuarve të UFAGJ-së, e cila bën urën lidhëse mes të diplomuarve dhe Universitetit.  

Fotot e lajmit

tp-bottom