Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Dr. Shaban Buza ngushëllon familjen Rexhepi

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Dr. Shaban Buza ngushëllon familjen Rexhepi


Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen e bashkëshortit, babait, familjarit dhe Kryeministrit të parë të Kosovës së lirë , Dr. Bajram Rexhepit!
Duke ndarë dhimbjen me Juve, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë ndarje të hershme nga familja, miqtë, bashkëluftëtarët, bashkëpunëtorët dhe populli i Kosovës!
Përkushtimi i Dr. Bajramit si Mjek, Luftëtar dhe Politikan, le të shërbejë si ngushëllim për Juve, Familje e Nderuar Rexhepi dhe shembull për të gjithë qytetarët e Kosovës se si punohet, luftohet dhe sakrifikohet për lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë e vendit!
Prehu në paqe Biri i Madh i Kosovës!

tp-bottom