Universiteti i Gjakovës dhe Kryqi i Kuq i Kosovës në nisma të përbashkëta humanitare

Universiteti i Gjakovës dhe Kryqi i Kuq i Kosovës në nisma të përbashkëta humanitare

Sot në hapsirat e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Rektori Nimani i shoqëruar nga Prorektorja për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë Prof. Ass. Vjollca Dibra dhe zyrtari për marrëdhënje me jasht z. Denis Spahija priti në takim përfaqësuesit e Kryqit të Kuq të Kosovës - Gjakovë znj. Fllanza Bakija Lama - Sekretare e Përgjithëshme, nënkyetarja e degës në Gjakovë Dr. Sc. Migena Arllati si dhe Florentina Berisha kryetare e vullnetarëve të Kryqit të Kuq- Gjakovë. Ky takim vjen pasi që shumë nga studentet si rasti i Florentinës që njëherit ështe edhe Senatore e Parlamentit Studentor në UGJFA janë ndër kontribuesit më të mëdhenjë në aktivitetiet e Kryqit Kuq – Gjakovë që njëherit është edhe dega më aktive në mbarë Kosovën. Rektori Nimani shprehu gadishmëri që si institucion të jemi bashkëpunëtorë, por edhe u ceken shumë nga aktivitetet që janë ndërmarrë nga UGJFA për të mirën dhe mirëqenjen e banorëve në rrafsh të Dukagjinit. Znj. Fllanza Bakija Lama falenderoi dhe u shpreh e gatshme që këtë bashkëpunim ta zhvillojnë në nivele edhe më të larta dhe me këtë rast e nënshkruan memorandum bashkëpuni dhe u diskutuan idetë dhe u harmonizuan kalendarët për aktivitete të ardhëhsme të përbashkëta.

Fotot e lajmit

tp-bottom