Arritën librat nga New Era Publication International

Arritën librat nga New Era Publication International

Sot më datë 19 tetor Universiteti i Gjakovës pranoi librat donacion nga New Era Publication. New Era Publication është një shtëpi botuese në Danimarkë, e cila po zhvillon një fushatë sensibilizuese në të gjitha bibliotekat ndërkombëtare. Për bibliotekën e Universitetit tonë ka zgjedhur të dhurojë 8 libra të autorit L. Ron Hubbard të përkthyer në shqip. Këta libra trajtojnë tema të ndryshme me theks të veçantë në mirëqenien mentale, se si të jemi të lumtur, të jetojmë e të punojmë më mirë. Disa nga titujt janë: "Bazat e mendimit", "Problemet e punës", "Një këndvështrim i ri për jetën", "Rruga drejt lumturisë." etj.

tp-bottom