Zgjedhet projekti fitues nga Këshilli Shkencor i MASHT-it

Zgjedhet projekti fitues nga Këshilli Shkencor i MASHT-it

Projekti shkencor me titull “Kontaminimi i qumështit me metale të rënda dhe biomarkeret e efekteve: Kontaminimi dhe vlerësimi i rrezikut” i Prof. asoc. dr. Lulzim Zenelit nga UGJFA-ja është përzgjedhur projekt fitues për vitin 2020 nga KSH i MASHT-it.

Në njoftimin zyrtar të Departamentit të arsimit të lartë dhe shkencës (DALSH) theksohet se me datë 15 shtator 2020 në mbledhjen e vet, Këshilli Shkencor (KSH) i MASHT-it, në bazë të rekomandimeve të këshillit profesional të fushës: Burime natyrore, energjia dhe mjedisi, ka përzgjedhur dhe aprovuar projektin për financim me titull “Kontaminimi i qumështit me metale të rënda dhe biomarkeret e efekteve: Kontaminimi dhe vlerësimi i rrezikut” nga Prof. Lulzim Zeneli.

Ky projekt është në kuadër të fushës së “Toksikologjisë së metaleve”  dhe adreson një nga problematikat tejet aktuale të kohës dhe njëkohësisht është në funksion të afirmimit të potencialit dhe të referencave vendore në fushën e shkencës. 

tp-bottom