Rektori Nimani uron Ellza Podrimqakun për zgjedhjen e saj në krye të Parlamentit Studentor
Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani priti në takim përfaqësuesit e studentëve. Gjatë takimit, rektori Nimani u njoftua për emërimet e reja në krye të Parlamentit Studentor dhe për Anëtar Senati nga radhët e studentëve në UGJFA.
Në bazë marrëveshjes së organizatave studentore të Zgjedhjeve Studentore 2017, me rotacion, Ellza Podrimqaku zgjedhet kryetare e re e Parlamentit Studentor të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”. Ndërsa, Florentina Berisha zgjedhet Anëtare e Senatit në UGJFA.
Për punën dhe kontributin e përfaqësuesve studentor të deritanishëm, rektori Nimani shprehi falënderim dhe mirënjohje. Ndërsa, strukturat e reja udhëheqëse i uroi për suksese dhe mbarësi në aktivitetet e tyre, duke iu ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme. Po ashtu, theksoi se do të angazhohet për kushte më të mira për studentët dhe se do të jetë i hapur dhe bashkëbisedues për çdo kërkesë që do të adresohet për të mirën e studentëve.
Podrimqaku u shpreh falënderuese për pritjen dhe e siguroi rektorin Nimani se do të ketë mbështetjen e parezervë për bashkëpunim të Parlamentit Studentor.