International Congress Of Medical Sciences Kiscoms 6
Kongresi i VI-të i organizuar
nga organizata për Edukim, Shkencë dhe Shëndet – KISCOMS, këtë vit u mbajt në
Prishtinë nga datat 06-08 Maj 2016.
Bashkëpjesëmarrës në organizim të kësaj ngjarje ishin Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, Kolegji Universi dhe dhe Akademia Italiane e Nutricionit - Kolegji Fama.
Financiarisht KISCOMS 6 u mbështet nga zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Prishtinë, përmes fondeve të Qeversë së Luksemburgut.
UGJFA u përfaqësua nga Fakulteti i Mjekësisë, Ass. Arben Boshnjaku ishte pjesë e Komitetit Shkencorë, ndërsa përfaqësuesja e Këshillit Studentorë të Fakultetit të Mjekësisë, Edonesa Jasiqi mori pjesë si anëtare e Këshillit Presidencial të Kongresit. Falenderime për kontributin e dhënë në organizim ju drejtohen: Argjiro Alija, Merita Muzlijaj, Mergim Haziraj, Liridon Sadiku dhe Vjendita Ahmeti që u angazhuan si anëtarë të Komitetit Organizativ.
Në presentime ishin edhe studentët tonë që morën pjesë me 4 punime hulumtuese:
"The influence of genetic factors in Spondylarthrosis" – A. Alija, Berisha B, Jasiqi E
"Diabetes Mellitus in the Municipallity of Peja" – Gojani M, Kastrati Gj
"The level of medical care in Primary Medicine" – Haziraj M, Jasiqi E
"Patients receipt and acceptance of complaints directed at the secondary health" – Muzlijaj M, Pnishi D, Gjoka M, Dedaj F.