Universiteti i Gjakovës bashkorganizator i Konferencës Shkencore të 27-të Ndërkombëtare “Njohuritë për Qëndrueshmëri”
Nga data 21 deri më 23 Gusht në Strugë të Maqedonisë Veriore është duke u zhvilluar Konferenca Shkencore e 27-të Ndërkombëtare “Njohuritë për Qëndrueshmëri” ku në cilësinë e bashk-organizatorit, Rektori Prof. Ass. Dr. Artan Nimani ishte panelist i hapjes së konferencës dhe iu drejtua pjesëmarrësve duke uruar për punë të mbarë të saj dhe duke shpresuar që në konferencat e ardhshme rrethanat të jenë më të përshtatshme e të jetë më e lehtë pjesëmarrja.
Koordinatori institucional i konferencës, zyrtari për marrëdhënie ndërkombëtare, Denis Spahija ka cekur që ka një rritje të numrit të publikimeve nga stafi i UGJFA-së nga konferenca e mbajtur në fundvitin e kaluar dhe se kjo pjesëmarrje vjen si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar më parë me “Institute of Knowledge Management” nga Shkupi për bashkorganizim të konferencave shkencore ku fokusi është transferimi i njohurive dhe publikimi i hulumtimeve i stafit të UGJFA-së. Në konferencë të pranishëm ishin edhe pjesëmarrës nga rajoni si nga: Universiteti i Sofies, Universiteti i Shkupit, Universiteti i Tiranës, Beogradi etj.