Qendra për zhvillim të karrierës dhe Alumni në UGJFA, inicuese e punësimit të studentëve

Qendra për zhvillim të karrierës dhe Alumni në UGJFA, inicuese e punësimit të studentëve

Përveç ofrimit të studimeve cilësore, prej të cilave dalin të diplomuar profesionalisht të përgatitur, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” ofron kontribut dhe ndihmë edhe për aplikim e pranim të studentëve në tregun e punës.

Shumë studentë të UGJFA-së kanë arritur që të bëhen pjesë e trajnimeve, punëtorive, praktikave profesionale, falë shërbimeve të ofruara nga Qendra për zhvillim të karrierës dhe Alumni në UGJFA.

Në kohën kur në vendin tonë kemi një raport të lartë papunësie dhe një treg të dobët të punës, prioriteti i Qendrës për zhvillim të karrierës dhe Alumni pashmangshëm mbetet punësimi i të diplomuarve dhe studentëve aktual, që tashmë janë të gatshëm për punë.

UGJFA-ja është institucioni që ka rrjet të partneriteteve dhe bashkëpunimeve, si në nivel vendi, ashtu dhe nivel ndërkombëtar, kjo falë programeve atraktive dhe të orientuara në kërkesat e tregut të punës, si dhe punës akademike e cilësore.

Kërkesa e tregut të punës po ndryshon dhe po bëhet gjithnjë e më shumë konkurruese. Tashmë nuk mjafton vetëm kriteri i shkollimit, por ndërkohë po shpërfaqen me të madhe edhe kërkesat për shkathtësi të buta, përfshirë ato në komunikim e prezantim, pastaj njohuritë për gjuhë të huaja, njohuritë dhe shkathtësitë e punës me kompjuter, si dhe certifikimet dhe trajnimet e ndryshme.

Prandaj, edhe roli i Qendrës për zhvillim të Karrierës dhe Alumni është i pazëvendësueshëm në shërbimet e ofruara përmes këshillimit, orientimit, informimit,  trajnimit dhe punësimit të tyre.

tp-bottom