Rektori Nimani dhe Prorektorja Dibra marrin pjesë në promovimin e broshurës "Rekomandime për mësimin dhe ligjërimin rreth Holokaust-it”

Rektori Nimani dhe Prorektorja Dibra marrin pjesë në promovimin e broshurës "Rekomandime për mësimin dhe ligjërimin rreth Holokaust-it”

Sot, më 9 korrik 2020, me ftesë të Kosova Jewish Organization Prishtina, në vendndodhjen e pllakës përkujtimore të holokaustit, rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe Prorektorja për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra morën pjesë në promovimin e broshurës "Rekomandime për mësimin dhe ligjërimin rreth Holokaust-it”.

Kjo broshurë është botuar në disa gjuhë, prej tyre është serbishtja, turqishtja dhe shqipja, e cila do të jetë një mjet për mësuesit dhe OJQ-të, në mënyrë që të mësojnë dhe ligjërojnë rreth holokaustit dhe antisemitizmit.

Ky do të jetë një hap i vogël drejt një drejtimi shumë të rëndësishëm në prezantimin e studimeve të holokaustit në shkollat e Kosovës.

 

tp-bottom