U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së UGJFA-së

U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së UGJFA-së

Sindikata e UGJFA-së, e cila vepron nën ombrellën e SUSHK-SBASHK-ut sot më 15/06/2020 mbajti Kuvendin Zgjedhor me ç’rast përzgjodhi organet drejtuese. Mbledhjen e hapi përfaqësuesi i SUSHK-SBASHK-ut, Bardh Bardhi, i cili fillimisht njoftoj për procedurat e zgjedhjes së Komisionit punues të Sindikatës për Universitetin e Gjakovës ‘Fehmi Agani’ dhe emëruan kryesinë e punës në përbërje: Denis Spahija, Shefqet Mulliqi dhe Shqipe Husaj. Në mënyrë unanime u votua për kryesinë e sindikatës me mandatë të plotë.  Kryetar u zgjodh Msc. Denis Spahija PhDc., nënkryetar Prof. Ass. Dr. Shefqet Mulliqi dhe anëtarët: Prof. Ass. Dr. Shqipe Husaj, Msc. Petrit Duraj PhDc., Msc. Arben Boshnjaku PhDc., Mentore Zejnullahu  dhe Msc. Abedin Sadrija.

Aty po ashtu u votua për Këshillin Mbikëqyrës, i cili do merret me çështjet financiare të Sindikatës dhe punën e kryesisë me këtë përbërje: Dorina Ponosheci (kryetare), Daut Islami (anëtar) dhe Elsa Vula (anëtare).

Kurse z. Sani Sahiti është i përzgjedhuri nga UGJFA për përfitimin e pushimeve verore në Durrës me anëtarë të SBASHK-ut nga mbarë Kosova.

Article Gallery

tp-bottom