Universiteti i Gjakovës përfitues edhe i një projekti të Erasmus + (SMPAHC)

Universiteti i Gjakovës përfitues edhe i një projekti të Erasmus + (SMPAHC)

Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë është përfitues i projektit të Erasmus + Student-run Multidiciplinary Allied Health Practice Center (SMPAHC), për përpilimin e kurrikulave të Fakultetit të Mjekësisë dhe formimit të një qendre shëndetësore që do të ketë fokus të veçantë në çështjet për diabet.

Në kontekstin e monitorimit të vazhdueshëm të programit Erasmus +, Agjencia Ekzekutive e Edukimit, Audiovizualit dhe Kulturës (EACEA) i bëri vizitë monitoruese  Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, që u bisedua për fazën e zhvillimit të projektit dhe sfidat gjatë implementimit.

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani e falënderoj ekipin e Kosovës të Erasmus +, ku theksoj se në projektet aktuale me Erasmus +, kemi përfituar 1.2 milion euro grante dhe përveç kësaj, Fakulteti i Mjekësisë është në pritje të rezultateve për përfitimin edhe të projekteve tjera. Ky projekt ka aktivitete të planifikuara përgjatë tri viteve.

Qëllimi i vizitës është  të mësojë në lidhje me aktivitetet e realizuara dhe produktet e zhvilluara deri më tani, si dhe vëzhgimin nëse projekti ka hasur ndonjë problem në zbatimin operativ ose financiar.

Fotot e lajmit

tp-bottom