U.D Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Nazli Tyfekçi merr pjesë në projektin e HERAS+ "Workshop Stakeholder & Validation"

U.D Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Nazli Tyfekçi merr pjesë në projektin e HERAS+ "Workshop Stakeholder & Validation"

Me iniciativën e HERAS+ dhe me financimin e Austrian Development Cooperation është organizuar “Workshop Stakeholder & Validation“, ku nga Universiteti "Fehmi Agani" Gjakovë ka marrë pjesë U.D Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte-Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi.

Workshopin që e moderoi z. Aqim Emurli i cili është udhëheqës i divizionit të HERAS, kishte për temë bosht Sfidat aktuale dhe Kërkimet në Arsimin e Lartë.

Nga Universiteti i Wienës në Austri, u paraqit Veronika Nitsche, drejtoreshë menaxhuese e WUS Austria, me kumtesën "Sfidat aktuale dhe mundësitë e ardhshme në kërkimin e arsimit të lartë - reflektuar në ndërhyrje/program të ri (niveli i politikës, universitetit dhe kërkimit)".

Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi dha kontributin e saj në këtë punëtori në lidhje me të arriturat e UFAGJ nëpërmjet HERAS+, dhe sfidat që e kanë përcjellur arsimin e lartë në Kosovë në vitet e fundit, ku dha sugjerimet e veta për iniciazivat dhe projektet e reja në kuadër të HERAS+.

Projekti në fjalë i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). HERAS+ zbatohet nga një konsorcium austriak me shumë përvojë i përfaqësuar nga World University Service Austria (WUS Austria) si partneri kryesor, dhe duke përfshirë Qendrën për Inovacionin Social (ZSI) dhe Agjencinë Austriake për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Lëvizshmërisë në Arsim, Shkencë dhe Kërkim (OeAD).

Article Gallery

tp-bottom