U.D. Rektori Hashani pjesë e Konferencës së 5-të Ndërkombëtare Shkencore “Arritjet dhe Sfidat e Profesionit të Punës Sociale”
Me ftesë të rektores së Universitetit të Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi’ Prof. dr. Suzana Golemi, U.D. Rektori i Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë, Zeqir Hashani së bashku me bashkëpunëtorë, ka marrë pjesë në punimet e Konferencës së 5-të Ndërkombëtare Shkencore me temë: “Arritjet dhe Sfidat e Profesionit të Punës Sociale”.
Konferenca kishte qëllim që të eksplorojë, zhvillojë dhe promovojë qasje të ndryshme të kërkimit akademik dhe shkencor, të ndërtojë ura bashkëpunimi midis profesionistëve të punës sociale në Shqipëri, Evropë dhe më gjerë.
Në kuadër kësaj konference U.D. Rektori Hashani, gjithashtu zhvilloi takime me rektorë, zëvendës rektorë, dekanë, profesorë dhe përfaqësues të Universiteteve të: Shkodrës, Elbasanit dhe Tiranës, me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit, mobilitetit social, organizimit dhe partneritetit të përbashkët për projektet e së ardhmes.
Kjo konferencë është organizuar nga departamenti i Psikologjisë dhe Punës Sociale - Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi", në bashkëpunim me Departamentin e Punës Sociale dhe Politikës Sociale - Universiteti i Tiranës dhe Departamentin e Shkencave Sociale dhe Edukimit Qytetar - Universiteti "Aleksandër Xhuvani" Elbasan, në partneritet me Shoqatën Kombëtare të Punëtorëve Socialë të Shqipërisë dhe Rregullat e Punëtorëve Socialë në Republikën e Shqipërisë.