Studentët e programit të Infermierisë morën pjesë në trajnimin “Covid-19, një sfidë për të gjithë personelin shëndetësor, sidomos për infermierë”

Studentët e programit të Infermierisë morën pjesë në trajnimin “Covid-19, një sfidë për të gjithë personelin shëndetësor, sidomos për infermierë”

Studentët e vitit të tretë të programit Infermieri të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, në bashkëpunim me asistentin e praktikave klinike, ass. Muhamet Kadrija, morën pjesë në trajnimin “Covid-19, një sfidë për të gjithë personelin shëndetësor, sidomos për infermierë”, e organizuar nga Bordi i Kërkimit Shkencor në Infermieri (KShI).

Moduli i trajnimit kishte edhe elemente praktike, të demonstrimit të praktikave të kujdesit nga të dyja vendet (Kosovë-Shqipëri), duke shkëmbyer eksperiencat e punës dhe kujdesit ndaj pacientëve me virusin Covid-19, ku prezantuan pedagogët: MSc. Erald Cocka, MSc. Klajdi Belishta, MSc. Enkeleda Hajdini dhe MSc. Muhamet Kadrija.

Përgjatë trajnimit, studentët shfaqën dukshëm interesim me parashtrimin e pyetjeve në kuadër të diskutimeve të zhvilluara në trajnim.

Në fund, studentëve pjesëmarrës në trajnim iu ndanë certifikata, të akredituara nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim (QKEV).

Article Gallery

tp-bottom