Universiteti i Gjakovës merr vendim për hapjen e konkursit për transferimin e studentëve
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, duke u bazuar në Statutin e Përkohshëm mbi transferimin e studentëve në të gjitha njësitë akademike, mobilitetin dhe lëvizjen e lirë të studentëve sipas Kartës së Bolonjës, merr vendim për lejimin e transferimit të studentëve nga institucionet e Arsimit të Lartë në fakultetet përkatëse të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.
Studentët të cilët duan të transferohen në UGJFA, u lejohet t’i fillojnë studimet në fakultetin përkatës nëse 50% e provimeve të dhëna iu pranohen, fillimisht duhet të dorëzojnë kërkesën për transferim në komisionin e njësisë akademike ku dëshirojnë t’i vazhdojnë studimet. Bashkangjitur me kërkesën duhet t’i dorëzojnë dokumentet origjinale si: certifikatën e notave, certifikatën e lindjes, letërnjoftimin – kopje, ID kartelën e studentit apo indeksi – kopje.
Transferimi i studentëve është i mundur nga IAL-të që janë të akredituara brenda dhe jashtë vendit, publike apo private, në fakultetet përkatëse të UGJFA-së.
Afati i transfereve nëpër njësitë akademike fillon nga data 24 gusht 2020 deri më 07 shtator 2020.
UGJFA është i ranguar lartë ndërkombëtarisht dhe ka krijuar kushte të jashtëzakonshme për studime nisur nga stafi i qëndrueshëm akademik, shërbimet e shkëlqyeshme për studentë, infrastruktura e krahasueshme me institucione ndërkombëtare, pjesa praktike e studimeve që është domosdoshmëri për arritje profesionale, bashkëpunimi me dhjetëra institucione universitare vendore e ndërkombëtare, aktivitetet e shumta kulturore e sportive e jeta e pasur sociale për studentë. Këto janë arsyet themelore që studentët duhet të bëjnë transferim studimesh në UGJFA.