Filloi punën projekti “Përdorimi i qëndrueshëm i resurseve ujore nëntokësore dhe ujit të sigurt të pijes në Gjakovë”, si grant i fituar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë

Filloi punën projekti “Përdorimi i qëndrueshëm i resurseve ujore nëntokësore dhe ujit të sigurt të pijes në Gjakovë”, si grant i fituar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë

Me datë 17.12.2019 në hapësirat e Rektoratit te Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” në Gjakovë, u mbajt takimi hapës i projektit “Përdorimi i qëndrueshëm i resurseve ujore nëntokësore dhe ujit të sigurt të pijes në Gjakovë”.

Pjesëmarrës në takim ishin Prorektori Prof. Asoc. Dr. Lulzim Zeneli, Prof. Asoc. Dr. Roza Allabashi nga Universiteti Boku i Vjenës (Austri) si partner në këtë projekt, kordinatorja e projektit Prof. Ass. Dr. Antigona Ukëhaxhaj, Prof. Asoc. Dr. Dardan Koçinaj dhe Ass. Arben Boshnjaku MSc nga Fakulteti i Mjekësisë, si dhe Z. Denis Spahija MSc nga zyra per marëdhënje ndërkombëtare e UGJFA-së.

Takimin e hapi Prorektori duke i uruar mirëseardhje profesoreshës nga Vjena, ku i cili për së afërmi e njoftoi atë me të arriturat dhe planet e Universitetit të Gjakovës ”Fehmi Agani“, dhe Fakultetit të Mjekësisë në veçanti.

Prof Allabashi nga ana e saj dhe e institucionit që e përfaqëson në këtë projekt shprehu gatishmërinë për bashkpunim ndërinstitucional dhe zhvillimi të metejmë në fusha të ngjashme kërkimoro-shkencore në mes të dy shteteve dhe institucioneve.

Gjatë këtij takimi fjalën e mori edhe Prof. Ass. Dr. Antigona Ukëhaxhaj e cila i njoftoi të pranishmit mbi aktivitetet e këtij projekti, rëndësinë që ka ai për Komunën e Gjakovës në fushën e caktuar, si dhe pakot e punës që do të zhvillohen gjatë tij. Poashtu ajo dha detaje mbi projektin, buxhetin, metodologjinë e grumbullimit, konzervimit, dërgimit dhe analizat e mostrave në laborator si dhe publikimin e mëpasëm të të dhënave dhe gjetjeve. 

 

Article Gallery

tp-bottom