SMAHPC
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” pjesë e projektit Erasmus+ SMAHPC
SMAHPC (Student-run Multi-disciplinary Allied Health Center – Qendra Mjekësore Multidiciplinare për Studentët) me kohëzgjatje tri-vjeçare, në mes viteve 2019 - 2021. Ky projekt do të zbatohet përmes krijimit të një qendre të re multidisiplinare ku studentët kryejnë praktikën, bazuar në një mënyrë jo-paternaliste dhe të orientuar drejt klientit/personit. Këtu studentët punojnë direkt me klientët nën mbikëqyrjen e profesionistëve përkatës dhe mësimdhënësve e mentorëve të punës, duke shfrytëzuar teknologjitë më të fundit dhe praktikat moderne të ofrimit të shërbimeve shëndetësore / rehabilituese.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Projekti SMAHPC (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Centre) zhvillohet në kuadër të programit Erasmus+ dhe ka për qëllim zhvillimin e protokolleve bazuar në standardet ndërkombëtare (ISO), kodet etike duke marrë parasyshë legjislacionin shtetëror dhe atë ndërkombëtar, si dhe funksionalizimin e qendrës multidisciplinare duke përfshirë aspektet që lidhen me infrastrukturën, klinikën dhe hapësirën e inovacionit me pajisjet, personelin (përzgjedhjen) dhe klientët.
Bashkëpjesëmarrës në këtë project 3 vjeçar përveç Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” janë edhe Kolegji Heimerer, Universiteti I Shkencave të Aplikuara Metropolia nga Finlanda, Universiteti i Shkencave të Aplikuara JAMK poashtu nga Finlanda, Universiteti Manisa Celal Bayar, Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”, OJQ “Autizmi”, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, Instituti I Europës Juglindore lidhur me Shëndetin dhe Politikat Sociale
Në kuadër të këtij projekti, përveç përfshirjes së drejtpërdrejtë në secilën paketë punuese, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” do të jetë përgjegjës për paketën e sigurimit të cilësisë së gjithë procesit.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Punëtori reflektuese rreth të arriturave të projektit SMAHPC
SMAHPC (Student-run Multi-disciplinary Allied Health Center)- Qendra Mjekësore Multidiciplinare për Studentët) shënon datat 15-18 shtator si reflektim mbi të arriturat, ku ofrohet axhenda e punëtorisë me ditët dhe orët përkatëse të aktiviteteve të kësaj qendre, të tilla si:
- Reflektimi; nevojat dhe eksperiencat, si dhe roli kyç i studentëve dhe profesorëve në të mësuarit, në praktikë dhe në sfidat përcjellëse;
- Metodat pedagogjike dhe sferat mbështetëse të profesorëve në raport me studentët dhe partnerëve strategjikë;
- Diskutim rreth proceseve dhe udhëzimeve se si të identifikohen aftësitë kryesore dhe njohuritë rreth kompetencave etj.
Projekti SMAHPC (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Centre) zhvillohet në kuadër të programit Erasmus+ dhe ka për qëllim zhvillimin e protokoleve bazuar në standardet ndërkombëtare (ISO), kodet etike duke marrë parasysh legjislacionin shtetëror dhe atë ndërkombëtar, si dhe funksionalizimin e qendrës multidisciplinare duke përfshirë aspektet që lidhen me infrastrukturën, klinikën dhe hapësirën e inovacionit me pajisjet, personelin (përzgjedhjen) dhe klientët.
Në kuadër të këtij projekti, përveç përfshirjes së drejtpërdrejtë në secilën paketë punuese, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” do të jetë përgjegjës për paketën e sigurimit të cilësisë së gjithë procesit.
https://www.src-health.net/project/
Hapet Qendra Multidisciplinare Shëndetësore- SMAHPC
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” pjesë e projektit Erasmus+ SMAHPC
U mbajt takimi i grupit menaxhues të projektit - SMAHPC
Hapet Qendra Multidisciplinare Shëndetësore- SMAHPC
Studentët e UGJFA-së nisën në vizitë studimore ne Manisa-Turqi
U mbajt takimi i grupit menaxhues të Projektit - SMAHPC
Punëtori reflektuese rreth të arriturave të projektit SMAHPC
Ndahet mirënjohje për Zyrën e Erasmus+ në Kosovë
Shërbimi për komunitetin – Puna me pacientë për Shputë Diabetike
Përurohet Njësia e Shputës Diabetike në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Fehmi Agani”
Zhvillohet punëtoria për qëndrushmërinë e projektit SMAPHC
Mbahet takim virtual me grupin menaxhues të projektit SMAHPC