Në UGJFA  u mbajtën dy ligjërata publike, në kuadër të programit “Perspectives”

Në UGJFA u mbajtën dy ligjërata publike, në kuadër të programit “Perspectives”


Në Rektoratin e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” me datë 19 janar 2019 në kuadër të programit “Perspectives”, u mbajtën dy ligjërata publike, Prof. Dr. Jahja Kokaj prezantoj temën “Zbulimet Nobel 2018: Vrasja e kancerit dhe nxitimi revolucionit të ri teknologjik” dhe Prof. Dr. Shaban Buza prezantoi temën “Arsimimi dhe kompetencat”.

Që të dy temat zgjuan interesim te të pranishmit, të cilët nëpërmjet diskutimeve të tyre kontribuan në ngritjen e çështjeve në fjalë dhe ndihmuan në nxjerrjen e rekomandimeve.

Programi “Perspektives” është bashkëpunim në mes Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” dhe Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe ka për qëllim organizimin e takimeve interaktive në mes folësve dhe pjesëmarrësve.


Article Gallery

tp-bottom